Liqenet e Drinit që po “vdesin”!

Situata duket se nuk do të ndryshojë as në ditët në vijim me shkrirjen e dëborës.
Sipas të dhënave të Korporatës Energjetike Shqiptare, niveli i liqenit të Fierzës, është i pandryshueshëm, ku që prej disa ditësh niveli është 256-257 metra, kur niveli maksimal i kalon 285 metrave, nivel i cili do të ndihmonte për prodhimin në kapacitete maksimale të energjisë.
Edhe prurjet thuajse janë të njëjta gjatë javës së fundit, rreth 50-60 metër kub për sekondë, shumë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Fotoja e bërë një ditë më parë në liqenin e Fierzës tregojnë rrënojat e Kukësit të vjetër, i cili u përmbyt rreth viteve ’70 të shekullit të shkuar pas ndërtimit të këtij hidrocentrali.
Dalja në dritë të diellit e këtyre rrënojave tregon edhe nivelin minimal të ujit në liqen. Shpresë në këtë drejtim nuk dha fort as kryeministri i vendit. “Nuk mund të thuhet se këto sasi reshjesh do mund të mbushin liqenet, pasi ato janë pothuajse ‘buzë vdekjes’, në realitet në nivelet më të ulëta, por, natyrisht, janë të konsiderueshme dhe me shkrirjen e borës ndryshojnë në mënyrë të padiskutueshme situatën hidroenergjetike në vend”, tha Berisha sot. /S.Lleshi/Start/
2012-02-22 17:25