Konçensionet e energjisë, Naço: Lehtësira të tjera ligjore

Thjeshtohen proçedurat për koncesionet energjitike. Kreu i ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço, e deklaroi këtë në një takim me përfaqësues të firmave konçensionare në vendin tonë. Sipas Naços tashmë do të merren masa të forta për mbështetje të konçesionarëve për lehtësimin e mëtejshëm të lejeve dhe liçencave për projektet energjetike.
Zv.ministri, Eno Bozdo, theksoi se problemet më të shumta janë hasur sidomos në marrjen e liçensave dhe autorizimeve.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zhvilloi një takim me përfaqësues të firmave konçensionare në vendin tonë, për të dëgjuar problemet që ato kanë hasur gjatë punës së tyre.