E Diel, 1 Nëntor 2026

Liqeni artifical po kthehet në një kënetë

Ndotja e skajshme dhe kënetëzimi i Liqenit artificial të Tiranës është një vepër e bashkisë. Ambjentalisti, Sazan Guri lëshon alarmin për ndotjen nga ujërat e zeza dhe tharjen e liqenit artificial që sipas tij është një veprim me paramendim për hapjen e hapësirave ndërtuese. Mjaft i ashpër ka qenë zoti Guri ndaj Bashkisë së Tiranës duke deklaruar se janë duke shkatërruar një ambjent që i jep gjallëri jetës së qytetarëve.

Po ashtu, ambjentalisti Guri ka qenë mjaft i ashpër ka edhe me komunën e Farkës, për mbeturinën urbane që ka shkaktuar në brigjet veriore të liqenit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ndërtime të cilat i japin ndotje të pariparueshme liqenit nga derdhja e ujërave të zeza.

Edhe pse regime alarmante vijnë herë pas here nga ambjentalistët, ende nuk janë marrë masa për shmangien e degradimit të mëtejshëm të Liqenit Artificial të Tiranës, një liqen aq shumë i vlerësuar nga qytetarët për vlerat shlodhëse që ai mbart.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›