Pasaportat biometrike, Poni: Deri tani, 2 milionë aplikime
Aplikimet për pasaportat biometrike kanë kapur shifrën 2 milionë. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni nëpëmjet një deklarate për mediat, vlerësoi edhe kapacitetet prodhuese të pasaportave biometrike si dhe letërnjoftimeve elektronike. Ai e vlerësoi këtë proces me ritme mjaft të larta si dhe në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Numri i pasaportave të prodhuara ka kapur shifrën e 1 milonë e 970 mijë, ndër të cilat vetëm 50 mijë janë ende pa u tërhequr nga qytetarët. Kapaciteti prodhues i pasaportave kap shifrën e 40 mijë copë në javë. Paisja me pasaportë biometrike është një ndër kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.