E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon aksioni i shembjes së banesave në Sauk

Shkon drejt fundit aksioni i shembjes së banesave në Sauk të Vjetër, ku është planifikuar që të kalojë Unaza e Madhe.

Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dem Dollapi u shpreh se tashmë kanë mbetur reth 14 shtëpi nga 42 gjithsej, të cilat pritet që të rrafshohen brenda ditës duke e liruar këtë hapësirë dhe duke e vënë në dispozicion të firmës ndërtuese.

Pronarët e shtëpive ndërkohë kanë filluar që të marrin kompesimet por pavarësisht kësaj, përsëri ata ndjehen të dëmtuar pasi sipas tyre vlera e shtëpive është më e lartë se ajo e kompensimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›