E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liqeni i Kukësit i pashfrytëzuar për not, pengesë ndotja dhe mungesa e infrastrukturës

Liqeni i Kukësit, një pasuri natyrore që mund të shërbente si alternativë për plazh dhe relaks gjatë verës, mbetet i pashfrytëzuar nga banorët vendas. Sipas tyre, një nga arsyet kryesore është ndotja në sipërfaqen e ujit.

“Nuk ka vend të përshtatshëm për turizëm që të merrte famën Kukësi. Me dy Drinat dhe mrekullinë që e kanë në fusha dhe me ujë të bollshëm ishte diçka e jashtëzakonshme”, shprehet qytetari.

“Pavarësisht papastërtive, gjejmë ndonjë vend për të notuar”, shprehet një tjetër.

Veç ndotjes, ata theksojnë edhe vështirësitë ekonomike, që i pengojnë të udhëtojnë drejt zonave të tjera turistike.

Liqeni, që dikur konsiderohej një nga mundësitë e pakta të freskisë në Kukës, sot përballet me mungesë investimi.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›