E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Suedi, treni del nga shinat dhe përplaset me picerinë, 7 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Suedinë jugperëndimore ku një tren ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një piceri.

Sipas raporteve paraprake, të paktën shtatë persona janë plagosur dhe janë dërguar në një spital lokal.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e Kungsportsavenyn dhe Vasagatan në Göteborg, në bregdetin perëndimor të vendit.

Policia, ekipet e ambulancës, ekipet e shpëtimit dhe Göteborg Tramways kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit.

Një pjesë e gjerë e zonës është rrethuar, ndërsa po kryhen hetimet mbi shkakun e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›