Liqeni i Ohrit nxjerr në breg kufomën e 37 vjecarit
Liqeni i Ohrit ka nxjerrë në breg kufomën e Arjan Liçkollarit, i cili rezultonte i humbur që prej janarit. Mendohet se viktima është vetmbytur pas largimit nga shtëpia, por specialistët do të ekzaminojnë kufomën për të dhënë versionin zyrtar.
POGRADEC- Liqeni i Ohrit nxjerr në breg kufomën e Arjan Liçkollarit, të denoncuar si i zhdukur 4 muaj më parë. Misteri i zhdukjes së 37 vjeçarit nga rrethi i Pogradecit është zbuluar mëngjesin e sotëm, teksa ujërat e liqenit kanë nxjerrë në breg kufomën.
Mendohet që viktima të jetë vetmbytur fill pas largimit nga shtëpia, në janar të këtij viti. Kufoma e Liçkollarit është gjetur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Tushemisht të Pogradecit, buzë liqenit nga disa peshkatarë.
Policia lokale ka nisur hetimet, pas identifikimit të kufomës, ku sipas ekspertëve nuk ka patur shenja dhune. Liçkollari ishte larguar nga shtëpia në 7 janar të këtij viti.
Gjatë denoncimit nga të afërmit në polici, për zhdukjen e 37 vjeçarit që është nxjerë në breg nga liqeni i dekompozuar, është mësuar se viktima vuante nga depresioni, ndërsa nuk ka patur ndonjë konflikt të momentit me bashkëshorten apo prindërit e tij me të cilët jetonte.
Gjithsesi hetimet e policisë vazhdojnë, ndërsa specialistët do të ekzaminojnë kufomën për të dhënë versionin e tyre zyrtar mbi mbytjen.
(e.n/News24/BalkanWeb)