E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia Durrës- Kukës, Bode pranon interesat e larta

Ministri i Financave e ka konsideruar të domosdoshme për ekonominë marrjen e kredisë 250 milionë euro me interesa rreth 11%. Sipas tij, interesat e shtrenjta janë pasojë e situatës në tregun ndërkombëtar. Ekspertët shprehen kundër kredisë. 

TIRANE- Qeveria ka justifikuar kredinë 250 milion euro për rrugën Durrës- Kukës me interesa të larta prej 11 për qind, si domosdoshmëri për ekonominë e vendit. Ministri i Financave Ridvan Bode, ka deklaruar se kreditë e shtrenjta janë pasojë e situatës së vështirë në tregun ndërkombëtarë, por janë të nevojshme për Shqipërinë, pasi duhet të injektohen para në qarkullim.

“Niveli i kredisë reflekton interesat e tregut dhe si i tillë në treg nuk mund të thuash kurrë nëse u mor shtrenjtë apo lirë. Kjo kredi është diskutuar edhe me FMN-në dhe me sugjerimi i tyre ka qenë e rëndësishme sot është nëse ju do të arrini të merrni kredi në tregun ndërkombëtarë përbën një sukses shumë të madh. Nuk ka rëndësi norma e interesit me të cilin e merrni pasi sot nuk ofrohen para”- u shpreh ministri i Financave Ridvan Bode.

Krejt ndryshe mendojë ekspertët e ekonomisë, ata shpejgojnë se kredia e 250 milion eurove që do të përdoret për rrugën Durrës- Kukës nuk do të kenë ndonjë ndikim pozitiv për ekonominë e vendit dhe se ajo merret pasi qeveria po has vështirësi në realizimin e investimeve të planifikuara.

Ndërkohë Ekspert i Ekonomisë Sherif Bundo u shpreh se, “Nevoja e një huamarrje të tillë është e lidhur me emergjencat që ka buxheti i shtetit. Për rrjedhojë është e lidhur me afatet, objektivat, strategjitë dhe emergjencat që ka projektuar qeveria dhe nuk mund ti zgjidhë. Nuk janë i igurtë nëse kjo huamarrje do të prodhojë një rritje ekonomie të begatë që të justifikojë normën e lartë të interesit ”

Qeveria duhet të tregojë kujdes me shpenzimet në kushtet kur të ardhurat në buxhetin e shtetit po pësojnë rënie si pasojë e krizës globale. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›