E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 28 qershorit, PD firmos koalicionin me Lesin

Kryeministri Berisha firmosi paktin e daljes bashkë në zgjedhje me Nikoll Lesin, i cili drejton Lidhjen Demokristiane si dhe me Ballin Kombëtar Demokrat. Berisha tha se u formëzua koalicioni i cili ka përpara fitoren në zgjedhjet e qershorit 

TIRANE- Demokratët kanë kompletuar marrëveshjet me 9 paritë e tjera të spektrit të djathtë ndërsa janë në pritje të vendimit të Partisë Bashkimi për të Dejtat e Njeriut se me cilin kamp politik do të dalë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeministri Berisha, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur firmën e bashkëpunimit me lidhjen demokristiane të kryesuar nga Nikoll Lesi, por edhe me Partinë e Ballit Kombëtarë Demokrat.

“Kompletuam marrëveshjet e përbashkëta të 10 forcave politike parlamentare të maxhorancës elektorale më të gjerë që ka njohur vendi në këto 18 vite. Në rastin e ngritjes së problemeve ka qenë e tolerueshme, por kur ka ardhur puna tek kthjelltësia politike Lesi ka vendos me votë, e cila ka qenë për koalicionin e duhura”- u shpreh Berisha.

“Bashkë me votat tona do të keni mbi 80 vota, dhe ju siguroj se në qoftëse ndonjëherë zoti Berisha zëri im indipendent ka ngritur probleme, i ka ngritur me dëshirën e mirë brenda një maxhorance demokratike, e cila funksionon me parimin e pavarësisë së secilit”- u shpreh Lesi.

Kryeministri Berisha u shpreh se marrëveshjet sidomos ajo me Nikoll Lesin, garantojnë fitoren e sigurtë të së djathtës në zgjedhjet e qershorit 2009. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›