Kryeministri Berisha takon Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga

04-12-2011 / Gazeta 55
Leka Zogu I mbështeti rrëzimin e tiranisë komuniste
Kryeministri Sali Berisha takoi dje Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, e cila ndodhej në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut I.
Gjatë bisedës, u vlerësua atdhedashuria dhe përkushtimi i Leka Zogut I ndaj idealit kombëtar të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për rrëzimin e tiranisë komuniste në Shqipëri, si dhe për liri kombëtare në Kosovë, për të cilat çdo shqiptar nderon sot kujtimin e Tij. Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëronte.