E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Viti 90-të, viti i mrekullive

Durrës- Në prag të ditës ndërkombëtare të rinisë, kryeministri Berisha në një takim të zhvilluar sot me të rinjtë e qytetit të Durrësit, ka theksuar se 8 dhjetori i vitit 1990 është një datë që meriton nderimin më të madh.

Viti 90 mund të konsiderohet si viti i mrekullive dhe kjo për ju nuk është kaq e lehtë të realizohet por ata që kanë lindur para jush dhe kanë kaluar vite në regjimin më të egër kjo ka të gjithë kuptimin e vet , ka theksuar Berisha.

Gjithashtu ai ka sjellë edhe njëherë nëpër mendje kohën e egër të vitete 90-të, duke thënë që kjo ka qënë koha më e egër, më barbare.

Përballja ishte më e egra , pasi moshatarët tuaj në vitin 90 përballeshin me një regjim, i cili edhe pasi kishte hequr dënimin për tradhëti ndaj atdheut, ekzekutoi 83 bashkëmoshatarë tuaj që u nisën për në botën e lirë.  Ata jo vetëm u ekzekutan por në Sarandë dhe në Shkodër trupat e tyre u zvarritën në rrugët e qytet në aktin më makabër dhe kjo për të terrorizuar të tjerët -ka theksuar më tej kryeministri.

Sipas kryeministrit Berisha sot pas 20 vitesh, Shqipëria ka pasur arritje të mëdha dhe vendi ecën i sigurtë drejt grupit të vendeve të zhvilluara.

Vendi ecën drejt një procesi të sigurtë për anëtarësimin në BE por ky proçes u pengua nga kreu i opizitës për qëllime të pastra politike. Nuk them se ai është anti-europian. Opozita ka qënë anti-NATO por jo anti-eruopiane. Rama besoi se duke bllokuar qeverinë dhe vendin do të vinte më shpejt në pushtet por përgjigjen e mori në 8 maj ka theksuar më tej Berisha.

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha: Topi nuk u konsultua me Parlamentin për kreun e KLSH-së
  2. Berisha: Investitorët izraelit, interes për Shqipërinë
  3. Taksa marksiste, Berisha: nuk do të kthehet kurrë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›