Liri Berisha inaguron qëndrën e parë e autizmit në Elbasan

Zonja e parë e vendit Liri Berisha ka inaguruar në qytetin e Elbasanit qendrën e autizmit. Kjo qendër do tu vijë në ndihmë fëmijëve që kanë probleme me autizmin, si dhe do të ndihmojë prindërit e ketyre fëmijve për të shkurtuar udhëtimet drejtë Tiranës, pasi tanimë ata kanë mundësinë ti sjellin këta fëmijë në qytetin ku ata jetojnë.
Zonja Berisha theksoi se në këto dy vite punë është arritur një masë e mirë e sensibilizmit të shoqërisë për këtë problem shoqëror.
Qendra e autizmit në Elbasan është e dyta që hapet në vendin tonë pas asaj në Tiranë. Ndërkohë që sipas Liri Berishës pritet të hapen edhe të tjera qendra në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.