E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zebra nokautoi luanin dhe ia mori fytyrën para luaneshave

Skena nga filmi i animuar Madagaskar, kur luani kryesor Alex e paramendon shokun e tij, zebrën Marty, si copë të mishit, u përsërit në realitet.

Por, mu sikur në film, ky luan mbeti i uritur dhe së bashku me këtë “u shpërblye” edhe me një goditje aspak të këndshme drejt e në fytyrë.

Fotografitë e publikuara nga Daily Mail janë bërë nga një xhip në rajonin Ngorongoroa, në Tanzani. Fotografitë i bëri adhuruesi i botës bimore dhe shtazore, Thomas Whetten.

Zebra, duke mos e ditur se gjendej afër një kopeje luanësh, në kërkim të një dreke të shijshme, po shëtiste nëpër bar. Papritmas nga bari doli njëri prej “makinave vrasëse” dhe sulmoi zebrën.

Luani i kërceu në shpinë viktimës së tij, duke i ngulur dhëmbët thellë në mishin e saj. Zebra, në luftë për të mbetur gjallë, shfrytëzoi rastin dhe e goditi me këmbët e pasme drejt e në fytyrë, duke e hedhur në tokë dhe duke e turpëruar para një grupi luaneshash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›