E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen rekordin botëror të surfimit mbi turmë

Radio prezantuesi Giel Beelen theu rekordin botëror për surfimin mbi turmë.

DJ holandez kaloi dy orë, tri minuta e 30 sekonda në ajër, duke u mbajtur në duar nga më shumë se 250 ndihmës në Hilversum, derisa shou i tij jepej në radion lokale 3FM.

Duke folur pas kësaj ngjarjeje, Giel tha: “Duket e lehtë, por është shumë e lodhshme. Çdo minutë prisni thyerjen në kurriz ose ndrydhje në kraharor”.

Giel arriti t’i grumbullojë 20 000 funte në këtë ngjarje, të cilat do t’i dhurojë për bamirësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›