E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha nderohet me “Çmimin për Paqen 2011”

MILANO– Rajoni i Lombardisë në Itali i ka akorduar për këtë vit “Çmimin e Paqes 2011”, presidentes së fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonjës Liri Berisha.

Impenjimi i vazhdueshëm humanitar, shkencor dhe social në drejtim të personave në nevojë, me një mbështetje të posaçme ndaj grave dhe fëmijëve të prekur nga probleme shëndetësore e në kushte të pafavorshme ekonomike, ishin motivet që shtynë komisionin special t’i akordojë për këtë vit zonjës Berisha “Çmimin e Paqes”.

Çmimi iu dorëzua zv.ministrit të Shëndetësisë Bardh Spahia dhe konsulles sonë në Milano, Nausika Spahia, në një ceremoni tradicionale të përvitshme, nga presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni.

“Çmimi për Paqen” është një vlerësim vjetor i vendosur nga Këshilli rajonal i Lombardisë, i ngritur posaçërisht për vlerësimin e kandidaturave që referohen nga e gjithë bota.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Liri Berisha nderohet me “Çmimin për Paqen 2011”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›