Merkel: Zonës euro do t'i duhen vite të dalë nga kriza
BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se angazhimet e evropianëve për një riforcim të disiplinës buxhetore përfaqësojnë konturet e një unioni të vërtetë politik duke nënvizuar se dalja nga kriza do të marrë vite dhe do të shoqërohet me dështime.
''Vendimet e marra në përfundim të një samiti të drejtuesve evropianë në Bruksel më 9 dhjetor, një riforcim i disiplinës buxhetore, përfshirë në traktatet evropiane, drejtuan Evropën në rrugën e një bashkimi buxhetor, në kuadër të një unioni të stabilitetit'', deklaroi kancelarja në një fjalim para deputetëve të Bundestagut.
"Konturet e një unioni të vërtetë politik kanë filluar të vizatohen'', shtoi ajo.
''Por, dalja nga kriza e borxhit, që ka kthyer krizën e besimit në mbarë Evropën, është një proces që nuk do të zgjasë për disa javë, apo muaj, por për disa vite'', nënvizoi Merkel.
(d.b/BalkanWeb)