E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Në veri të Kosovës nuk ka krizë humanitare

PRISHTINË-Në veri të Kosovës nuk ka krizë humanitare, tha sot kryeministri Hashim Thaçi lidhur me një konvoj të ndihmave humanitare nga Rusia për serbët, i cili ka mbërritur në kufi dhe pret të hyjë në veri të Mitrovicës.

"Askush nuk është kundër ndihmave, por ato për të hyrë në Kosovë duhet të respektojnë procedurat ligjore. Edhe konvoji i ndihmave nga Rusia duhet t'u nënshtrohet këtyre procedurave kufitare. Lidhur me këtë çështje ne jemi në koordinim të plot me EULEX-in dhe KFOR-in", tha kryeministri Thaçi sot pasdite në mbledhjen e qeverisë.

Bëhet e ditur se konvoji me ndihma humanitare nuk lejohet pa i kaluar procedurat kufitare. Sipas raportimeve të medias nga veriu, konvoji prej 24 kamionësh ndihma humanitare nga Rusia nuk ka kaluar ende vendkalimin në Jarinjë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›