E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi: Nano President? Nuk e kam qejf vetëkandidimin

TIRANË-Servet Pëllumbi, një nga figurat më të respektuara të Partisë Socialiste është shprehur sot kundër kandidimit të ish-liderit socialist Fatos Nano për postin e Presidentit të Shqipërisë.

Sot në festën e ditëlindjes së tij me familjarë, miq e kolegë në një prononcim për TVNews24, Pëllumbi u shpreh se “është normale ta shfaqë ambicien z Nano, por unë them të drejtën ata që vetëkandidojnë nuk i kam shumë qejf”.

Një ditë më parë skeptike për këtë kandidim u shpreh gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” deputetja socialiste Arta Dade.

Pak ditë më parë ish-lideri socialist, Fatos Nano u shpreh gjatë një interviste televizive se do të pranonte me kënaqësi kandidaturën për President.
President i Republikës së Shqipërisë është Bamir Topi, mandati i të cilit skadon në vitin 2013.

(d.bonollari/BalkanWeb) Lidhje te tjera Servet Pëllumbi 75 vjec, Rama lule ‘Profesorit’, urime dhe nga Topalli VIDEO: Pëllumbi për Nanon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›