E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha, ndihma per jetimet

Cilesohet si nje dite apeli dhe jo feste Dita Boterore e Jetimeve, megjithate per rreth 100 femije eshte menduar qe ta kalojne ndryshe nga ditet e zakonshme. Per ta ka pasur dhurata ne nje mjedis ku kane mundur edhe te argetohen. Bashkeshortja e kryeministrit, Liri Berisha e gjendur mes ketyre femijeve ne nevoje, ka bere apel per me shume vemendje ndaj tyre. "Duhet te jepet me shume dashuri dhe mbeshtetje per keta femije, pasi ata jane te vetem" ka pohuar gjate fjales se saj, presidentja e Fondacionit te Femijeve ne Nevoje, Liri Berisha. Sipas saj, femijet jetime te moshave te ndryshme kane nevoje per mbeshtetje, ndaj edhe here pas here behet thirrje per permiresimin e kushteve te tyre. Per femijet jetime te pranishem u shperndane edhe dhurata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›