E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhensila: Baleti, endrra ime me e madhe

Megjithese e veshur me nje kostum per te kercyer beli-danc, ajo enderron nje kostum baleti dhe te behet balerine. Cdo dite, veten e mendon ne nje skene te madhe duke u duartrokitur por edhe duke falur emocione tek ata qe do ndjekin shfaqjet e saj. Kjo eshte endrra me e madhe e Xhensiles, jetimes e cila sot jeton vetem me gjysherit. Historia e jetes se saj, ka qene shume e dhimbshme pasi nuk ka mundur ta njohe babane e saj kurre, nderkohe qe nena ka vdekur per shkak te nje aksidenti automobilistik. Me gjithe keto tragjedi ne jeten e saj, te ardhmen e mendon shume te bukur por qe i duhet te punoje shume.

Familja

Perballja me jeten qe ne moshe te njome, e ka bere qe te jete shume e arsyetueshme. E vlereson familjen si gjene me te shtrenjte ne bote dhe e mban mend mire ndjesine e te jetuarit me prinderit, vetem me nenen. Deri ne klasen e pare, kohe kur e ema nderroi jete, ajo ka jetuar ne nje shtepi ku mungonte vetem babai te cilin nuk ka mundur ta shohe kurre. Por, ato boshlleqe kane mundur dy gjysherit e saj, t'ia plotesojne me sa mundesi qe kane. "Gjyshja me ka blere kete kostumin e baletit, pavaresisht se nuk eshte si ai i balerineve qe shoh ne televizor edhe ky me pelqen shume. Por, kur te rritem do te futem ne shkolle baleti dhe aty do ta kem edhe une nje te tille" pohon Xhensila. Ndersa kerkon te ndjeke nje kurs baleti, thote se nuk ka kush te kujdeset per te pasi eshte shume larg me banesen ku jeton. "Shoqet e mia, qe kane nenat dhe baballaret shkoje e ndjekin kursin e baletit, kurse une nuk kam mundesi pasi gjysherit nuk mund te vijne te me marrin dot, pasi eshte shume larg nga shtepia" thote 12 vjecarja.

Pasioni

Pasionin e saj per balet, e ka zbuluar nje dite te zakonshme, kur po shihte ne televizor nje pjese baleti klasik. "Qe atehere, kur isha ne klasen e katert, e vendosa qe do te behesha balerine. Tani shpresoj qe te kem mundesi te behem e tille. Nese nuk ndodh keshtu, te pakten do te doja nje kostum, me te cilin te ushtrohem neper shtepi", thote Xhensila. Ndersa dita me e lumtur e vitit, eshte per te 16 janari qe perkon me ditelindjen e saj, kur padyshim e pret nje surprize nga gjysherit, mbase nje kostum baleti apo regjistrimin tek kursi ku shkojne edhe shoqet e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›