E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne 4 vitet e ardhshme do bejme vetem bilancet pozitive"

Shtepia e femijes "Zyber Hallulli" ne Tirane ka qene vizita e pare zyrtare qe ka kryer ministri i ri i punes Viktor Gumi, disa dite pas emerimit ne kete post. Ne diten kombetare te jetimeve, ministri Gumi u ka premtuar femijeve jetime mbeshtetjen e tij te plote duke i ofruar numrin e tij te celularit per cdo ankese ne lidhje me sherbimin qe ofron institucioni. "Ndryshimi i madh do te vije ne kater vitet e ardhshem ku ju do te jeni epiqendra e punes se Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Perpara jush do te jete numri i telefonit te Ministrit te Punes, me qellim qe ta merrni ate ne cdo kohe dhe ne cdo moment per te bere me dije shqetesimet, por edhe kerkesat tuaja" eshte shprehur gjate fjales se tij, Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Viktor Gumi. Por nga ana tjeter titullari me i larte per ceshtjet e jetimeve nuk tha asgje ne lidhje me plotesimin e stafit me punonjes sociale, per kushtet qe ende lene per te deshiruar ne kete institucion per shkak te rikonstruksioneve te shpeshta por siperfaqesore te godines se shtepise se femijes "Zyber Hallulli". Sipas te dhenave, rreth 228 jetime qe kane mbushur moshen 18 vjec jetojne ne ish konviktet e shkollave te mesme pa mundur te fitojne lehtesira nga shteti. Ata vuajne mungesen e vemendjes se institucioneve edhe pse gezojne statusin e jetimit. Sipas Sherbimit Social Shteteror, vitet e fundit vihet re nje ulje e femijeve te braktisur ne maternitet prej prinderve. Por, rikthimi ne familjen biologjike mbetet ende ne shifra te uleta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›