Liri Berisha, ne aktivitetin qe Znj. Obama organizoi per Zonjat e para te krereve te shteteve
Zonja Liri Berisha, e cila ndodhet se bashku me kryeministrin Berisha ne Cikago, te SHBA-se ku po zhvillohet Samiti i 25 i NATO-s, mori pjese si e ftuar nga Zonja e Pare, Michel Obama ne nje aktivitet te organizuar ne Qendren rinore "Gary Comer", ne jug te Chicago-s, ku se bashku me bashkeshortet e kryetareve te Shteteve dhe qeverive, pjesemarres ne kete Samit vizituan Qendren dhe u njohen nga afer me programet dhe iniciativat arsimore te saj. Zonja e Pare dhe te ftuarit e saj - Zonjat e para nga Norvegjia, Turqia, Kroacia, Shqiperia etj. - pane nga afer kopshtin e hapur te qendres, femijet qe praktikoheshin gjate mesimeve te tyre te kulinarise dhe shijuan nje performance te nje trupe vallezimi afro-amerikane dhe grupin e korit kishtar. "Behuni nje model per pjesen tjeter te komunitetit. Vazhdoni keshtu", - tha ajo disa ore perpara nje darke te ofruar nga ajo ne Institutin e Artit te Chicagos per grate e lidereve te NATO-s. Qendra e te rinjve ndodhet pak minuta larg vendit ku zonja e pare Obama ka frekuentuar ne femijerine e saj.