Shqiperia, vend i sigurt per bizneset nderkombetare Eva Gjura
Gjate vizites se tij ne Cikago, ku mori pjese ne Samitin e 25-te te NATO-s, kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim te perzemert me nje perfaqesi te komunitetit shqiptar qe jeton ne Cikago, Ilinois. Kryetari i komunitetit shqiptaro - amerikan ne Cikago ne emer te ketij komuniteti i uroi mireseardhjen kryeministrit Berisha dhe shprehu kenaqesine per kete vizite te tij. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i falenderoi ata per pritjen vellazerore dhe shprehu nderimin per ta dhe per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Cikago, per punen e shkelqyer qe ata bejne, si dhe reputacionin shume te mire qe kane krijuar. Kryeministri theksoi se roli i diaspores eshte shume i rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe jane. "Pas clirimit dhe pavaresise se Kosoves, detyra me madhore e kombit eshte te behet nje komb i zhvilluar, Shqiperia dhe Kosova vende te zhvilluara. Jashte ketij interesi, shqiptaret nuk do te mund te zhvillojne idealet e tyre", - u shpreh kryeministri. Ne kete drejtim, kreu i qeverise theksoi se Shqiperia ka bere hapa gjigante. "20 vjet me pare, Shqiperia renditej ne vendin e trete me te varfer pas Angoles dhe Ugandes. Sot Shqiperia renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme, te larta. Sot, Shqiperia, edhe pse ne kohe krize, ka ngjallur nje interes shume te madh ne shume aspekte per biznesin nderkombetar. Kulmi i krizes globale nuk e zhyti Shqiperine ne recesion. Kriza pati ndikim, por vendi ruajti rritjen ekonomike", - tha ai. Gjithashtu kryeministri ka theksuar se rritja ekonomike ne Shqiperi eshte vendimtare si per te investuar ne burime njerezore, ashtu edhe per te zhvilluar nje infrastrukture moderne. Berisha u shpreh se rritja ekonomike ben te mundur te shfrytezohen potencialet e medha qe vendi ka, si dhe terheqjen e turisteve nga e gjithe bota. Kryeministri me pas beri nje ekspoze te reformave te ndermarra dhe te arritjeve qe Shqiperia ka bere ne shume fusha si ne infrastrukture, energji, arsim, teknologjine e informacionit, bujqesi, shendetesi etj. Kryetari i komunitetit shqiptaro-amerikan e falenderoi kryeministrin per kete ekspoze, duke shprehur pergezimet per punen e arritjet qe Shqiperia ka bere gjate viteve te fundit. Perfaqesuesit e komunitetit shqiptar te Cikagos shprehen deshiren per te thelluar dhe intensifikuar bashkepunimin institucional me Shqiperine, duke theksuar faktin se ne Ilinois jetojne rreth 60 mije shqiptare me origjine nga te gjitha trojet shqiptare. Ata gjithashtu shprehen deshiren per te qene pjese e kremtimeve per 100-vjetorin e Pavaresise se vendit. Berisha theksoi se do te beje gjithcka per institucionalizimin e raporteve me kete komunitet te rendesishem, si dhe shprehu kenaqesine qe komuniteti i Cikagos te jete pjese aktive e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise.