Liri Berisha shpallet Qytetare Nderi në Lushnjë
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i jep titullin "Qytetare Nderi" zonjës Liri Berisha. Propozimi për këtë titull erdhi nga mjekët e spitalit të Lushnjës dhe nga pacientë dhe familjarë të talasemikëve. Me shumicë votash në mbledhjen e sotme ky këshill miratoi dhënien e këtij titulli me motivacionin "Për kontribut të shquar në fushën e mjekësisë, për ndihmën ndaj të sëmurëve talasemikë të rrethit Lushnjë". Zonja Berisha, si presidente e fondacionit "Fëmijët Shqiptarë", bëri të mundur ngritjen e qendrës së talasemikëve dhe laboratorin biokimik, nga më modernët në Shqipëri, që ndihmon fëmijët talasemikë, një nga sëmundjet më të përhapura në këtë rreth. Ndërtimi i godinës kap vlerën e mbi 300 milionë lekëve.