Liri me kusht për themeluesin e Wikileaks, Assange

240 mijë sterlina për lirimin me kusht të themeluesit të faqes UIKILIKS, Xhulian Assange. Gjykatësit londinezë ia kanë lejuar këtë radhë Asanxh të drejtën e lirimit me kusht, pas mohimit të një kërkese të meparshme. Por, ky i fundit do të mbetet nën mbikqyrjen e policisë pasi prokurorrët kanë dy orë afat për të apeluar këtë vendim të gjykatës.
Kështu, Xhulian Assange ka kërkuar, përmes avokatit të tij, lirimin me kusht në një senacë dëgjimore në gjykaten londineze në Uestminister. Ai ndodhet në një betejë ligjore për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Suedisë, ku e pret një akuzë për dhunë seksuale. Avokati i tij, Mark Stephens është pritur në hyrje të gjykatës nga demonstrues dhe gazetarë. Oficerët e policisë kanë lejuar kalimin e tij përmes një turme prej qindra fotografësh e gazetarësh, ndërsa manifestuesit mbanin parrulla ku kërkonin lirimin e tij Assange akuzohet për sjellje të dhunshme seksuale ndaj dy grave suedeze, akuzë që themeluesi i faqes Uikiliks i ka mohuar tërësisht.
39-vjecari Asanxh iu doërzua policisë britanike, më 7 dhjetor, pasi prokuroria suedeze lëshoi një fletarresti ndërkombëtar kundër tij. Kërkesa e tij e parë për lirim me kusht ishte refuzuar nga gjykata londineze. Zëdhënësi i faqes Uikiliks, Kristinn Hrafnsson i pranishëm në seancën dëgjimore, ka thënë se saiti do të vazhdojë publikimin e dokumenteve secrete dhe cështja e ngritur ndaj Asanxh nuk do të ndikojë në punën e nisur tashmë. Avokatët kanë thënë ditët e fundit se I tremben një skenari ku prokurorrët amerikanë mund të jenë duke u përgatitur për ta paditur assange për spiunazh.
Juli Prifti