E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria dimëron e qetë, Vëllaznimi jo

Liria ka shënuar fitore bindëse ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:0. Prizrenasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes përmes Rafet Mullallarit. Ndërsa dy golat tjera i shënuan në pjesën e dytë. Për golin e dytë të vendësve u përkujdes kapiteni Fitim Krusha në minutën e 56-të, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Fatih Karahoda. Në anën tjetër, gjakovarët patën raste me anë të sulmuesve Bekteshi e Rugova, por nuk ia dolën të shënonin. Kjo fitore ia mundësoi Lirisë të dimërojë e qetë në pozitën e pestë, kurse gjakovarët dimërojnë në pozitën e parafundit, me pikë të njëjta me të fundit në tabelë, Kosovën e Vushtrrisë.

Gjilani Ferizaj 2:2
Gjilani dhe Ferizaj i kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Edhe pse ndeshja u zhvillua në një terren shumë të papërshtatshëm për lojë, të dy skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola. Të parët shënuan vendësit qysh në minutën e 6-të nëpërmjet Agron Beqirit, i cili me kokë ka shënuar për rezultatin 1:0. Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi dy herë nëpërmjet sulmuesit Përparim Livoreka, i cili së pari barazoi rezultatin në minutën e 50-të (1:1), më pas shënoi për 2:1 (72). Mirëpo, futbollistët vendës barazojnë rezultatin në 2:2 në minutën e 81-të të ndeshjes nëpërmjet zëvendësuesit Liridon Hasani nga pika e bardhë, pasi më parë një futbollist udhëtues luajti me dorë në zonën e rrezikshme të Ferizajt.

Superliga Xhiroja XVII

Tabela ND GV PI
1. Hysi 17 11 30
2. Trepça 16 9 29
3. Flamurtari 17 2 27
4. KEK-u 17 11 26
5. Liria 17 7 25
6. Besa 17 4 25
7. Ferizaj 17 0 25
8. Prishtina 17 -3 23
9. Drenica 17 -14 21
10. Gjilani 17 -10 17
11. Vëllaznimi 17 -10 14
12. Kosova (V)16 -10 14

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›