E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retorikë lufte në Gadishullin Korean

Pas ndërprerjes së të gjitha lidhjeve mes dy Koreve, tensioni në gadishull ka arritur në nivelet më të larta të dhjetë viteve të fundit. Në grindjet mes dy Koreve ka filluar të përdoret një gjuhë më e ashpër. Koreja e Veriut e ka kërcënuar Korenë e Jugut me ndërhyrje ushtarake, në rast se trupat koreano-jugore futen sërish në ujërat e saj.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, Koreja e Veriut e ka ngritur nivelin e gatishmërisë ushtarake në gjendje lufte. Kina, Rusia, SHBA dhe Gjermania kanë kërkuar prej të dy palëve që të tregojnë më shumë maturi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, urdhëroi bashkëpunim të ngushtë ushtarak me Seulin, për t'u prerë rrugën sulmeve të mundshme të Koresë së Veriut. Ngjarja e mbytjes së anijes luftarake koreano-jugore më 26 mars nga koreano-veriorët ka marrë përshkallëzim gradual deri në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve gjatë ditës së djeshme.

Nga ana teknike, këto dy vende janë në gjendje lufte me njëri-tjetrin, ngase pas luftës në vitet 50-53 nuk është firmosur marrëveshja e paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›