E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në Romë, 90-vjeçari ilë Kavajës 1 mln euro pasuri

TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com publikon sot një histori të pabesueshme por që në Kavajë, këto ditë, flitet vetëm për të.

Bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri Jaho, një qytetar i Kavajës i ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Romë të Italisë.

Në testamentin e tij, Shyqyri Jaho çdo pasuri që ka, shtëpinë e tij në qendër të Romës, por edhe një dyqan po në qendër të kryeqytetit italian, ia ka lënë qytetit të Kavajës. Bëhet fjalë për një pasuri që vlen sipas avokatit, nga 800 mijë deri në 1 milionë euro.

Në shkrimin e plotë të gazetares Anila Basha sot në gazetën Shqiptarja.com do të lexoni për ardhjen e avokatit italian në Kavajë takimin me kryetarin e bashkisë Elvis Roshi dhe historinë surprizë për donacionin që duket sikur erdhi nga qielli.   
( ne foto: Shyryri Jaho pak vite para vdekjes në bregdet në zonën e Kavajës)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›