E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e mediaveKosova e funditnë rajon

WASHINGTON- Freedom House e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, duke e vlerësuar atë me notën 51 nga 53 sa ishte vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Freedom House për lirinë e shtypit, situata në Kosovë është më e rëndë se ajo në vendet e rajonit.

Mediat vendase  bëjnë me dije se Kosova përsa i përket lirisë së shtypit është pozicionuar e fundit në rajon pas Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës që kanë marrë notën 48, Malit të Zi me notën 37 dhe Serbia me notën 33.

Vendet që vlerësohen nga 0 - 30 shihen si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 - 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 - 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, Maqedonia 96, Shqipëria 102, kurse Kosova vendin 104 e ndan së bashku me Argjentinën.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›