Prishtinë, në verë nis lëshimi i pasaportavebiometrike
PRISHTINE- Shqiptarët e Kosovës shumë shpejt do të jenë të pajisur me pasaportë biometrike. Ministria e Brendshme e Kosovës informoi se procesi i përzgjedhjes së kompanisë që do të prodhojë pasaportat biometrike është në fazën e fundit dhe se gjatë verës pritet të hidhen në treg.
Këshilltarja e Ministrit të Brendshëm, Edona Baruti ka thënë se procedurat e tenderit që pati shpallur kjo ministri tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se kompania fituese që do të prodhojë këto pasaporta do të dihet shumë shpejtë, informon radio televizioni i Kosovës.
Në anën tjetër eksperti i çështjeve të integrimit evropian Avni Mazreku vlerëson se me fillimin e dhënies së pasaportave biometrike, institucionet e vendit përmbushin njërin ndër kriteret kryesore të procesit të liberalizimit të vizave.
Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian. Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi në fund të vitit të kaluar pati shprehur zhgënjimin e tij në institucionet evropiane pasi ato bënë të ditur se dorëzimi i udhërrëfyesit nuk do të ndodhë në atë kohë. Megjithatë institucionet e vendit po përmbushin një plan të njëanshëm të kritereve për liberalizimin e vizave.
(s.g/BalkanWeb)