E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike Shqipëria humb dy vende më 2011-ën

TIRANE- Shqipëria ka zbritur dy shkallë më poshtë në renditjen botërore të lirisë ekonomike. Lajmin e bën të ditur gazeta prestigjioze “Wall Street Journal”, në bashkëpunim me “Heritage Foundation”, të cilat çdo fillimviti vlerësojnë aspekte të ndryshme të ekonomisë së vendeve, që lidhen me mundësitë për të bërë biznes në to. Sipas këtij vlerësimi Shqipëria ka bërë hapa prapa në korrupsion, taksa e investime.

Aktualisht, vendi ynë është në vend të 70-të, midis 189 vendeve të marra në analizë, në ulje nga vendi 68, që zinte vitin e kaluar.

Janë dhjetë përbërës të lirisë ekonomike, që vlerësohen nag një shkallë pikësh nga 0 në 100, ku 100 përfaqëson lirinë maksimale. Këta dhjetë faktorë janë: liria e biznesit, liria e tregtisë, liria fiskale, shpenzimet e qeverisë, liria monetare, liria e investimeve, liria financiare, të drejtat mbi pronësinë, liria nga korrupsioni dhe liria e punës.
(Detajet e raportit mund ti lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›