E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, zgjedhjet e 8 majit më të shtrenjta se të 2009

TIRANE- Zgjedhjet vendore te 8 majit të këtij viti do të jenë më të shtrenjta se zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009. “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur sot projektvendimin e KQZ-së për koston financiare të vendorëve ku zgjedhjet do të kushtojnë 745.6 milionë lekë, ose rreth 30 milionë lekë më shtrenjtë se zgjedhjet e qershorit të 2009. Kostoja për cdo zgjedhes llogaritet në 241.7 lekë kurse në qershor kjo shifer ishte 203 lekë. Në zgjedhjet e qershorit për herë të parë u përdor sistemi i numërimit të votave me kamera që kushtoi 120.4 milionë lekë. Kjo kosto pritej t’i zbritej zgjedhjeve të majit por që në fakt nuk ndodhi kështu. Nga ana e KQZ-së rritja e buxhetit për zgjedhjet justifikohet me 4 argumente me rritjen e nivelit të pagave, blerjen e kutive të reja të materialeve zgjedhore, blerje pajisjesh shtesë për kamerat si dhe rikonstruksionin e magazinave të KQZ në Lundër.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›