Ruli: Akuzat e Ramës për koncensionet, strategji e çalë, s’ka asnjë dokument

Akuzave të ngritura nga Partia Socialiste ndaj ministrit Genc Ruli për korrupsion në dhënien e koncesionit të Bënçës, sot ministri iu kundërpërgjigj nëpërmjet një deklaratë për shtyp. Zëdhënësja Iva Tiço, jo vetëm sqaroi se pse janë të pa baza këto akuza, por i kërkoi kryetarit të Partis Socialiste Edi Rama që t’i drejtohet Kuvendit ose Prokurorise. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë duke i cilësuar akuzat si absurde theksoi se kjo është një strategji i PS-së për fushatë zgjedhore. “Është për të ardhur keq për këtë strategji të çalë. Edi Rama hiqet sikur u referohet dokumenteve zyrtare por nuk ka asnjë dokument”- theksoi zëdhënësja e ministrit Ruli. Ajo ka theksuar se çdo tender e dhënë për koncesionet e hidrocentraleve është bërë brenda rregullave dhe ligjit të shtetit. Ndërkohë selia rozë publikoi ditën e djeshme dokumente që sipas e përfshinin ministrin e bujqësisë Genc Ruli në një skandal të ri për koncesionin mbi lumin Bënçë.
...