E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një komb-një kampionat, FIFA e hedh poshtë

Tiranë – FIFA zyrtarisht i jep fund sagës së bashkimit të kampionatit tonë me atë të Kosovës, apo kalimit të disa skuadrave të superligës së Kosovës në Superligën Shqiptar. Nëpërmjet një korespondence mes federatës sonë të futbollit dhe organit botërorë të futbollit, pas kërkesës së disa skuadrave për të marrë pjesë në kampionatin tonë, ka ardhur kjo përgjigje negative. FIFA i rikujton edhe një herë pikën 79-të të statutit të saj ku saktësohet se antarët e FIFA-s, apo antarët e përkohshëm të konfederatës, nuk duhet të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo klube që nuk janë antarë të FIFA-s apo antarë provizor të konfederatës.

Për më tepër në këtë përgjigje të saj organi më i lartë i futbollit botërorë i kujton Federatës Shqiptare të Futbollit pjesën e parë të artikullit 13 të Statutit të FIFA-s, sipas së cilës FSHF-ja nuk është vetëm e detyruar të plotësojë kërkesat e rekomandimet e këtij statuti, por edhe antaret e kësaj federate duhet të jenë konform këtij statuti.

Me këtë letër mbyllet përfundimisht diskutimi i shumëpërfolur për shkrijen e dy kampionateve atij kosovar me atë shqiptar, të paktën për momentin, duke qenë se federate kosovare e futbollit ende nuk është e njohur nga organet e futbollit europian UEFA apo atij botëror  FIFA.

Marre nga TCH

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sporti shqiptar, AK: “Një komb, një kampionat” Tiranë- Një komb, Një kampionat është nisma e re e...
  2. FIFA refuzon Kosovën Federata Ndëkombatëre e Futbollit refuzon kërkesën e Federatës Kosovare për...
  3. FIFA- Kuq e Zinjtë, 4 vende më poshtë në rënditje Në renditjen mujore që publikon FIFA Kombëtarja Shqiptare e Futbollit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›