Lufta kundër korrupsionit të zyrtarëve, Leskaj-Berisha: Ke mbështetjen tonë të plotë
Tiranë- Kryeministri Berisha e ka siguruar kreun e KLSH-së Bujar Leskajn se do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe transparencës së qeverisjes.
Gjatë një takimi të dy personaliteteve, kreu i ekzekutivit e uroi zotin Leskaj për zgjedhjen e tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit duke shpresuar se ky institucion do të punojë në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
“Më tej, Kryeministri shprehu besimin se KLSH do të shqyrtojë gjithçka me rigorozitet dhe objektivitet maksimal në përputhje me ligjin. Kryeministri kërkoi që kontrolli të ketë si objektiv të gjitha institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.”- thuhet në deklaratën për shtyp të Kryeministrisë.
Nga ana tjetër kreu i KLSH, Bujar Leskaj ka falënderuar kryeministrin Berisha për pritjen dhe ka theksuar se puna e tij do të bazohet mbi ligjet e vendit.
“Leskaj theksoi se strategjia e re e KLSH do të jetë në sintoni me Strategjinë Antikorrupsion të qeverisë të miratuar në vitin 2008 duke siguruar nga ana tjetër se do të synojë në një zbatim profesional dhe efikas të ligjit jashtë çdo interesi tjetër.”- përfundon deklarata për shtyp e Kryeministrisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Topi propozon Bujar Leskaj si kreun e KLSH së Tiranë -Vetëm pak ditë nga rrëzimi në parlament i propozimit...
- KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojmë Leskajn Tiranë – Propozimi i presidentit Bamir Topi për emërimin e...
- Lufta kundër korrupsionit, Wollfarth: Masa të forta ndëshkuese Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...