TKK me dy premiera në maj

“Beselam pse më flijojnë”, një dramë e dramaturgjisë kombëtare, e akademik Rexhep Qosjes, është shkruar në vitet 70-ta, po rikthehet pas tridhjetë viteve në skenën tonë, me regjinë e Fatos Berishës.
Është puna përfundimtare e provave, punohet me një numër të madh aktorësh, por gjithashtu ekipin e shfaqjes e përbëjnë edhe kori “Newborn” pastaj grup daullistësh, anëtarë të Baletit të Kosovës etj.
Edhe në ditën kur gjithë qyteti është në qetësi dhe kur pothuajse të gjitha institucionet kanë ditë pushimi, ekipi i shfaqjes punuan rreth vendosjes së skenës. Jo pak punë është duke u punuar në skenografinë e shfaqjes “Beselam pse më flijojnë”. Është një skenë e punuar krejt ndryshe dhe mjaft e kushtueshme për mundësit e TKK-së.
“Ky tekst është propozuar nga Drejtori Artistik i teatrit. “Beselam pse më flijojnë” ka një temë specifike, prej së cilës në shfaqjen tani që po punohet duhet të krijohet një realitet i cili sipas mitit është ndërtimi i urës gjatë ditës dhe shembja e urës gjatë natës, dhe kjo të kufizon që në fakt të jemi shumë fleksibil, dhe pa dyshim kemi menduar në këtë pjesë. Kjo skenografi e cila po punohet, është skenografia më e madhe që është punuar kohët e fundit në Teatrin Kombëtar, dhe është më e kushtueshmja por dhe i gjithë projekti është i kushtueshëm”, u shpreh Burbuqe Berisha, drejtoresha e TKK-së.
Sipas Berishës, një kohë shumë të gjatë në TKK, nuk ka pasur një shfaqje me më shumë njerëz të angazhuar dhe është ky një spektakël i cili rrallë është punuar tek ne dhe i takon shfaqjeve më të kushtueshme këtë vit në Teatrin Kombëtar.
“Edhe sot po punohet për vendosjen e skenografisë së kësaj shfaqje, është ditë feste, por punohet pa ndërpre që kjo shfaqje të ketë rezultat në fund”, u shpreh Berisha.
I veçantë është fakti, që një regjisor si Fatos Berisha, i cili tani veç e ka të ndërtuar formën e punës së tij, të zgjedh këtë lloj teksti, i cili do punë dhe përkushtim të madh. “Më janë ofruar tri tekste, unë e kam përzgjedh këtë tekst, është dramaturgji kombëtare, është më i vështiri nga tri opsionet që i kisha, por e kam marrë si sfidë, sepse me këtë lloj teksti nuk kam punuar më herët, gjithashtu kam dashur të punoj një dramë shqipe dhe nga ky autor, kam pasur nder të punoj mbi këtë tekst dhe përgjegjësi të madhe njëkohësisht”.
Sipas Berishës konceptin e shfaqjes do ta vendos në të ardhmen e që kjo pjesë është mjaft komplekse në kuptimin e logjistikës vizuale “ka elemente të mjuziklit, të vallëzimit, do të ketë muzikë live, shumë aktor, besoj është një shfaqje vizualisht atraktive për publikun”, u shpreh Berisha.
Ndërtimi i urës, është skenografia e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë shfaqjes, e cila po punohet jo rastësisht me mjaft përkushtim ngaqë sipas Berishës qendra e gjithë ngjarjes është ne vend punishte të urës.
“Është e ndërtuar mbi legjendën e Rozafës, në rastin tonë nuk është kështjella qendër po është ura, e cila ndërtohet ditën dhe rrënohet gjatë natës, është komplet një vend punishte bashkëkohore, të gjitha të bëmat janë në urë, ndër urë dhe mbi të”, u shpreh Berisha.
Skenografia dhe dizajni i dritave bëhen nga një Holandez, i cili për të tretën herë punon në vendin tonë, është ky Nico Derooij.
Sipas skenografit dhe dizajnerit të dritave Nico Derooij, me këtë skenografi, ideja ka qenë të provohet për ta nxitur imagjinatën e publikut në Kosovë. “ Sa herë që vi këtu provoj në mënyra të ndryshme ta bëjë atë, të krijojë afërsi me publikun e Kosovës. Me skenografinë të cilën e bëjë dua që të jetë dizajni multifungsional dhe që njerëzit ta marrin secili në mënyrën e tij”, u shpreh Nico Derooij
Skenografia e cila servon vizuelisht pamjen e ndërtimit të urës sipas Derooij, ndërtimi i urës përcaktimi në kohë është I përjetshëm “ky ndërtim, për mua gjithmonë ka ngjyrim industrial. Koha në të cilën e kemi transferua ne, nuk është në të kaluarën por është një kohë në të ardhmen me një shoqëri më totalitare”, u shpreh Derooij.
Pas premierës në Prishtinë, e cila do të jetë me 13 maj, shfaqja është ftuar në festivalin e Dramës Kombëtare në Tiranë, që mbahet në fillim të qershorit. Shfaqja ‘Beselam, pse më flijojnë’ do të përfaqësoj Kosovën në atë festival. “Sa kam informata do të ketë shfaqje mjaft kualitative nga gjitha teatrot e trevave shqipfolëse. Do të jetë interesant dhe kam mjaft kërshëri se si do të kalojë shfaqja jonë në atë festival, gjithashtu të futem në garë në atë konkurrencë, për mua është privilegj”, tha Berisha.
Në muajin maj në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepen dy premiera, është shfaqja “Beselam pse më flijojnë” dhe “Peer Gynt” shfaqje kjo e cila është koproduksion i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Ndërsa sipas Drejtoreshës së teatrit burbuqe Berishës, ekziston mundësia të fillojnë provat për “Revizorin” nga mesi i majit, që premiera të jetë në shtator.
“Ne po mendojmë që me premierën e “Peer Gyntit” sezoni pranveror të përfundoj, sa i përket premierave, normal që për ti arritur të gjitha këto, duhet ndihma e Ministrit për rishikimin e buxhetit, për mjete shtesë që të përmbushen kërkesat tona “, tha Berisha në fund.