E Diel, 1 Nëntor 2026

Sporti | 02.05.2010

Të tre golat për ekipin e bavarezëvë i shënoi Thomas Müller Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Thomas Müller dhe i siguroi ekipit të tij mbetjen në vendin e parë të tabelës. Mirëpo titulli i kampionit një javë para se të përfundojë kampionati u bë i mundur pasi që ekipi i Shalkes humbi në fushën e vet nga Verderi i Bremenit me rezultat 0:2. Trajneri i Shalkes Felix Magath i uroi titullin Bajernit, por ishte shumë i zemëruar për shkak se në pjesën e parë të ndeshjes, referi nuk tregoi në pikën e bardhë, pas një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë të Mertesackerit kundër Höwedesit të Shalkes.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Felix Magath

Sidoqoftë, zyrtarisht Bajerni ende nuk është kampion, por përveç tri pikëve epërsi, ekipi nga Mynihu ka golavarazh më të mirë se Shalke me 17 gola më shumë. Trajneri i Bajernit Louis van Gaal pas fitores u shpreh i gëzuar: "E prisja që Shalke nuk do të fitonte. Kam ftuar dy vajzat, nipat... Është një mbrëmje shumë e bukur."

Verderi i Bremenit është në pozitën e tretë dhe ka më së shumti gjasa që të futet në Bildunterschrift: Louis van Gaal dhe Müller kualifikime për Ligën e Kampionëve. Nga kategoria e parë e Bundeligës ka rënë Herta e Berlinit, pas një barazimi 1:1 me Bajerin e Leverkuzenit. Ndërsa në javën e fundit Bohumi, Nyrembergu dhe Hanoveri do të vendosin se cila prej tyre do të bie në ligën e dytë. Në ndeshjet tjera të ditës së djeshme u shënuan këto rezultate.

Shtutgart - Majnc 2:2;

Hanover - Mënhengladbah 6:1;

Hamburg - Nyremberg 4:0;

Frankfurt - Hofenhajm 1:2;

Këln - Frajburg 2:2 dhe

Dortmund - Volfsburg 1:1.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›