E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Fitojnë Milan e Roma. Sot Inter- Lazio

Milan konfirmon pozitat në vendin e tretë të Serisë A, duke mundur në San Siro Fiorentinën, por vetëm me një gol me 11 metërsh të brazilianit Ronaldinho. Ky është suksesi i parë i kuqezinjve në katër ndeshjet e fundit. Në fillim Montolivo e më pas edhe Ronaldinjo kanë provuar të zbllokojnë ndeshjen, por dy portierët Dida e Frey, kanë qenë në nivelin e duhur.

Në fakt, ka qenë një ndeshje mjaft të delikate, ku Milan është dukur në vështirësi, deri në momentin kur Borrielo është rrëzuar brenda zonës, në minutën e 77, pas ndërhyrjes së Kroldrup. Lojtari më i mirë në fushë, Ronaldinho, është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke siguruar fitoren për kuqezinjtë, që mbajnë kështu distancën e 7 pikëve me Sampdorian në garën vendimtare për vendin e fundit që të con automatikisht në Champions League.

Dy pankinat e skuadrave në fakt mbeten të nxehta, sepse Fiorentina është në pritje të vendimit të Cesare Prandelli, nëse do të drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe Leonardo shpejt do të largohet, si pasojë e një marrdhënie të vështirë me pronarin e klubit, Silvio Berlusconi.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të së shtunës, Roma ka mposhtur 1-2 në Tardini Parmën, duke marrë provizorisht kryesimin e kampionatit, në pritje të një favori nga rivalët e Lazios, që luajnë në Olimpiko me Inter.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›