E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria synon fitore

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e fazës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, përkatësisht xhiroja e 12-të. Kjo xhiro nis të shtunën në Prizren, ku Liria do të ballafaqohet me Drenicën.

Prizrenasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin e vet, për ti korrur tri pikë në përballje me mysafirët nga Skenderaj.

Unë pres angazhim maksimal nga futbollistët. Drenica ka pasur rënie të formës. Mirëpo, pas ndryshimeve në bankinë, ku ka ardhur një trajner i mirë, skuadra ka nisur ta gjejë veten. Përbërja e Drenicës është ndër më të fortat dhe më me përvojat në Superligë.

Do të jetë vështirë, por, unë besoj se do të arrijmë ti fitojmë tri pikë, me ndihmën edhe të publikut, ka thënë kryetrajneri i Lirisë, Erdogan Celina për ueb faqen zyrtare të klubit.
Ndërsa, Drenica në Prizren do të mundohet të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Pas ndeshjes për Kupë, ekipi është çrregulluar. Kështu kundër Lirisë nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Plepollit, Jasharit dhe të Demirajt. Pavarësisht kësaj, ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë, në mënyrë që ta nxjerrim ndonjë rezultat pozitiv. Pres angazhim maksimal nga lojtarët e mi, deklaroi për Express, trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi.

Aktualisht, Liria është në vendin e pestë në tabelë me 16 pikë të tubuara, kurse Drenica është e teta me 13 pikë.

Superliga - Xhiroja e 12-të
E shtunë
Liria Drenica
E diel
Gjilani Hysi
Kosova (V) Besa
Trepça Prishtina
Ferizaj Flamurtari
Vëllaznimi KEK-u
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›