E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime të mëdha

Humbja me rezultat të thellë 4:1 nga Suedia, e ka nervozuar trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Josip Kuze. Ky i fundit ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në skuadër, për eliminatoret e Kampionit Evropian 2012.

Gjatë një konference për shtyp, të mbajtur të premten, Kuze ka treguar se eliminatoret për Botërorin 2010, i kanë shërbyer për ti parë nga afër futbollistët e tij. Ai ka thënë se disa lojtarë e kanë befasuar për të mirë e disa për të keq.

Në listën që do të publikojmë muajt e ardhshëm do të shihni emrat që do të vazhdojnë të jene 100 për qind pjese e Kombëtares. Emrat e rinj që kanë nevojë për promovim dhe mbështetje dhe përveç kësaj do të ketë dhe lojtarë që nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre", ka thënë Kuze.

Edhe pse është shumë e vështirë me një skuadër të vogël dhe jo shumë të fortë si Shqipëria, trajneri Kuze nuk e mohon dëshirën e tij për të shkuar në fazën finale të eliminatoreve për Evropianin 2012.

"Do te jetë shumë e vështirë, por ne do ta provojmë dhe shpresojmë qe t'ia arrijmë, të kualifikohemi në kampionatin Evropian 2012", theksoi ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit.

Në fund, trajneri i Kombëtares Shqiptare, edhe një herë e ka përsëritur se është shumë e vështirë gjetja e kandidatëve për fanellën kuqezi në Superligën Shqiptare.

Bie Shqipëria

Shqipëria ka pësuar rënie prej katër pozita në klasifikimin e FIFA-s për muajin tetor 2009. Kuqezinjtë kanë 26 pikë më pak nga klasifikimi i muajit të kaluar, kur ishin në pozitën e 93-të, e tëra kjo pas humbjes 4-1 nga Suedia, në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2010.

Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Zambias (vendi i 96-të) dhe Angolës (98). Ndërsa në atë evropiane, ekipi i Josip Kuzes vazhdon të ndodhet në vendin e 42-të nga 53 federata futbollistike që bëjnë pjesë në UEFA.

Sa i përket kreut të klasifikimit, Brazil vazhdon të udhëheqë para kampionit të Evropës, Spanjës. Holanda mbetet e treta, e përcjellë nga kampioni i botës, Italia. Gjermania ka rënë një vend dhe tani është e pesta, para Argjentinës dhe Anglisë. Kroacia është ngritur një vend dhe ndodhet në të tetin, pavarësisht dështimit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut, ndërsa Franca dhe Portugalia kompletojnë 10-të pozitat e para.

Bushati jep dorëheqje

Trajneri i Përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati, ka dhënë dorëheqje nga bankina kuqezi. Tekniku shkodran e mori drejtimin e kësaj skuadre në vitin 2005, ndërkohë që pas humbjes se fundit nga Bjellorusisë, ai ka dorëzuar dorëheqjen në zyrat e FSHF-së. Kjo e fundit nuk ka bërë ende të ditur emrin e pasardhësit të Bushatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›