E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rapolder beson në Skelën

Trajneri i skuadrës së Bundesligës 2, TUS Koblenz, Uwe Rapolder është shprehur të jetë shumë i kënaqur, pasi ekipi e tij është përforcuar me mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Ervin Skela.

Aktualisht, Koblenzi po e përjeton një krizë të rezultateve në garat kampionale në Bundesligën 2, por Rapolder beson se përvoja e Skelës do të ndikon në nxjerrjen e ekipit nga kjo krizë.

Ervini është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai në ekipin tonë ka sjellë shumë cilësi dhe do të ndikojë në stabilizimin e ekipit. Ai do të inkuadrohet dalëngadalë në ekip. Ne kemi nevojë për pasion, entuziazëm dhe mbi të gjitha kurajë për ti kryer mirë detyrat, ka thënë Uwe Rapolder.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Koblenz zë vendin e 16-të, me vetëm pesë pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›