Përfundimisht, 0:3

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e vet të mbajtur të premten, nuk e ka ndryshuar vendimin e Komisionit të garave dhe atë të shkallës së dytë, të cilët kohë më parë e patën regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës, përkundër ankesave dhe protestave të shumta të vushtrriasve.
Kundër atij vendimi të Komisionit të garave dhe Komisionit të shkallës së dytë, vushtrriasit patën parashtruar ankesë edhe në KE. Megjithatë, edhe organi më i lartë i FFK-së nuk e ka parë të arsyeshme ndryshimin e atij vendimi.
KE i FFK-së me kujdes të veçantë ka shqyrtuar kërkesën e Kosovës (V) për mbrojtjen e ligjshmërisë, në rastin e ndeshjes Kosova (V) Trepça. Pas analizës së vendimeve të organeve kompetente dhe shkresave tjera në lëndë, KE-ja konstatoi se vendimet e Komisionit të Garave dhe Organit të shkallës së dytë janë plotësisht të bazuara në aktet normative të FFK-së, ndaj kërkesa e Kosovës (V) është e pabazuar, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga FFK-ja.
Me këtë qëndrim të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së janë zhgënjyer zyrtarët e Kosovës (V), të cilët tani kanë si opsionin e parë, tërheqjen nga garat e Superligës.
Jemi të zhgënjyer me vendimin e KE të FFK-së, i cili i përkrah vendimet e padrejta dhe të dirigjuara. Ne vetëm kemi dashur të ankohemi deri në fund, sepse e kemi ditur se ai vendim nuk do të ndryshohet as nga KE, sepse ata njerëz e kanë iniciuar atë vendim, deklaroi për Express, drejtori i Kosovës (V), Besim Halili.
Të shtunën, Kryesia e Klubit do ta mbajë një mbledhje për këtë rast, dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm. Opsioni i parë është largimi nga garat. Ne do tia dërgojmë në shkresë UEFA-s, të cilën do ta njoftojmë se çka ngjan në FFK, përfundoi ai.
Ndeshja ndërmjet Kosovës (V) dhe Trepçës është ndërprerë ende pa nisur pjesa e dytë, kur rezultati ishte 1:0 për vendasit. Hyrja e publikut vushtrrias në fushë dhe përleshja e portierit mitrovicas me një person, i cili mendohet të ketë qenë polic me rroba civile, pati bërë që ajo ndeshje të ndërpritet.