E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimet e ushtarakëve në përputhje me ligjin

20-07-2013 / Gazeta 55

Ministria e Mbrojtjes sqaron lirimin e oficerëve

Ministria e Mbrojtjes iu përgjigj sërish dje akuzave politike të mediave pranë kryetarit të PS, Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaron lirimin e oficerëve, duke theksuar se, “lirimet janë në përputhje me ligjin”. “Fletushkat e Partisë Socialiste vijuan me serinë e shpifjeve kundër Ministrit të Mbrojtjes për një proces krejtësisht transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin. Lirimi i personelit ushtarak është kryer në zbatim të ligjit “Për gradat dhe karrierën ushtarake në FA të RSH”, i cili përcakton qartë kohën maksimale të qëndrimit në shërbim në një gradë. Zbatimi i këtij ligji është detyrim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe qëllimi i tij është ruajtja e piramidës së gradave në FA dhe promovimi në detyrë i personelit të graduar rishtazi, si dhe përshtatjen e tij gradë-funksion. Kjo është një procedurë rutinë në Ministrinë e Mbrojtjes që bëhet çdo vit dhe  personeli ushtarak që plotëson kohën e qëndrimit në gradë bëhet nga sistemi elektronik i menaxhimit të burimeve njerëzore. Mosveprimi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për të zbatuar këtë ligj do të ishte shkelje e tij”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›