E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder rikthehen ne shtepi 3500 vete

/ /

Mungesa e reshjeve ka filluar te jape shenjat e normalizimit edhe ne nivelin e liqenit te Shkodres lumenjve Bune Drin dhe Kir. Ne keto kushte rrjedhja e Bunes ne detin Adriatik po ndikon ne terheqjen e ujit si ne komunat e Nenshkodres edhe ne territorin e qytetit dhe zonave perreth. Niveli i ujit ka nje renie deri me rreth 40 cm. Ky permiresim i situates ka bere qe banoret e zonave te permbytura ne Nenshkoder te kene tendencen per tu kthyer ne shtepi. Banoret e evakuuar kane nisur rikthimin ne banesat e tyre pas me shume se nje jave te larguar nga shtepite e permbytura

duke arritur nje shifer prej rreth 3500 personash. Nisur nga shifrat e Shtabit te Emergjencave Civile mesohet se numrin me te madh te banoreve te kthyer e ka komuna Guri i Zi kryesisht ne fshatin Kuc ku rreth 1300 persona jane rikthyer ne banesat e tyre te permbytura. Po keshtu sipas shifrave te ofruara nga Shtabi i Emergjencave rreth 1170 persona jane rikthyer ne banesa ne komunen e Berdices dhe rreth 1 mije persona ne komunen e Bushatit. Nderkohe qe rikthime te lehta ka pasur ne zonat e Velipojes dhe te komunes se Dajcit. Rikthimet vijne si rezultat i uljes se nivelit te ujit ne keto zona i cili ka ardhur per nje sere faktoresh. Ndikimin me te madh e kane pasur uljet e nivelit te shkarkimeve nga hidrocentralet si dhe prurjet e vogla te lumit Kir. Kjo ka bere qe banoret e komunes se Gurit te Zi te kthehen ne banesat e tyre pasi niveli i ujit ka rene ndjeshem. Shifrat e fundit te Shtabit te Emergjencave krahas faktit qe banoret po u rikthehen banesave bejne te ditur se eshte tkurrur edhe siperfaqja e permbytur ne rreth 11 mije ha ndersa dy dite me pare ajo ishte rreth 13 mije hektare. Shifrat e fundit te Shtabit te Emergjencave raportojne per rreth 11 mije ha toke te permbytur nderkohe qe tri dite me pare kjo siperfaqe llogaritej 13 mije ha. Permiresim ka pasur situata e permbytjeve edhe ne qytetin e Shkodres ku uji eshte terhequr nga nje siperfaqe prej 500 m. Tashme ne aksin kryesor te qytetit ne lagjen Xhabie krahas kamioneve te larte te ushtrise mund te levizin edhe automjetet e larta te tipit fuoristrade. Megjithate ne disa zona vazhdon te mbetet e domosdoshme levizja me varka.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›