E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e ruajtem 7 dite e 7 net stacionin e pompave te ujit

/ /

Por pikerisht keta persona prej me shume se 8 ditesh kane mbajtur gjalle jeten e shkodraneve. Kane qendruar dite dhe nate mes ujit te ftohtit dhe frikes se mos permbytet stacioni i pompave te ujit te pijshem qe do te thoshte nje kolaps per 200 mije banore qe furnizohen nga ky stacion qe ndodhet ne lagjen Dobrac. Detyrat kyce te tyre ishin ruajtja e stacionit te vjeter te pompave stacionit te ri si dhe nenstacionit elektrik qe furnizon me energji stacionin e pompave transformatoret e te cilit ishin vetem 10 cm larg pikes kritike. Ata arriten ta perballonin me sukses shpetimin e tre objekteve duke mos e nderprere per asnje moment furnizimin me uje te pijshem te 85 te qytetit. esk Urtari pergjegjesi i stacionit te pompave te qytetit tregon ankthin e ketyre diteve.
Cili ka qene momenti me i veshtire i punes suaj
Nisur nga pergjegjesia e ketij stacioni pompash si dhe nga pozicioni i tij ne breg te liqenit momente te veshtira kemi perjetuar edhe here te tjera. Por ajo cka nuk do te harroje asnjeri prej nesh ka qene java e pare e muajit dhjetor. Jo nje dite e dy por nje jave e tere qe nga 1 dhjetori deri me 8 dhjetor. Ka pasur edhe here te tjera qe uji ti afrohej stacionit te pompave por mbremjen e 1 dhjetorit niveli i ujit jo vetem qe erdhi me shpejtesi por ai rriste nivelin nga minuta ne minute. Ne ishim pergatitur pak a shume per nje depertim te ujit ne stacion prandaj dhe ishin marre disa pompa thithese por nuk na kishte ndodhur qe uji te arrinte deri 80 cm brenda stacionit te vjeter si dhe ne stacionin e ri. Por edhe pse ne perdornim 10 pompa uji qe ta nxirrnin jashte serish depertonte brenda. shte dashur qe te na vijne ne ndihme ushtria specialiste te CEZ-it te Drejtorise se Pergjithshme te Ujesjellesit te Tiranes pa llogaritur keta te Shkodres qe ne te arrinim te mbanim furnizimin e Shkodres me uje te pijshem.
Si arritet te realizonit nje pune te tille
Ne nje prove gjenerale e kaluam ne janar ne qofte se mund ti quanim keshtu permbytjet e ketij fillimviti. Qe nga janari ne na lane detyre qe te mbajme nen mbikeqyrje te vecante kete stacion per vete rendesine qe ai ka. Madje edhe pompat qe na kane ardhur ne permbytjet e janarit na i lane ne ruajtje dhe ne perdorim ne rast nevoje. Fatmiresisht parashikimi i drejtuesve tane beri qe ne te mos ziheshim ne befasi per momentet e para. Ne u shperndame ne te tre pikat stacionin e vjeter te riun dhe nenstacionin elektrik. Nuk mund te them se cili sektor ishte me i rendesishem pasi secili ka rendesine dhe specifiken e vet. Por te gjithe ne dhe te gjithe ata qe na kane ndihmuar ishim te vetedijshem per rrezikun ndaj dhe nuk jemi kursyer per asgje. 7 dite e 7 net kemi punuar kemi ngrene e kemi fjetur ne kembe. Me zorret e pompave ne duar duke mbajtur thase me rere kemi sistemuar inertet perqark objekteve. Madje as telefonatave te familjes nuk kishim kohe tu pergjigjeshim pasi duke e ditur rendesine e ketij stacioni e njihnim me mire se te tjeret rrezikun e permbytjes nga uji. Por puna dhe mundi yne nuk do te kishte pasur sukses sikur te mos na ishin gjendur efektivet e ushtrise te cilet me kamionet e tyre sollen inerte duke izoluar tre sektoret nga vershimi i ujit.
Cilet kane qene demet e pesuara nga kjo qe ndodhi
Me ate qe ne kemi kaluar as qe mund te kete vend fjala dem. Vetem stacioni i vjeter eshte permbytur ne nivelin 80 cm gje e cila na detyroi ta stakonim pasi pajisjet elektrike te komandimit ishin nen uje dhe nga frika e ndonje tragjedie u detyruam ta ndalonim. Por me kete stacion furnizohej jo me shume se 15 e qytetit te Shkodres. Ndersa pjesa tjeter ka funksionuar normalisht cdo dite. Zonja Topi medikamente per banoret e permbytjes

Zonja e Pare Teuta Topi ka vizituar qytetin e Shkodres dhe eshte ndaluar ne 2 qendra akomodimi te banoreve te evakuuar nga lagjet e permbytura. Ajo ka ndihmuar ne kete situate te fatkeqesise natyrore me medikamente per banoret qe ndodhen ne konviktet e shkollave industriale dhe asaj artistike me nje vlere prej 25 mije eurosh si antibiotike ilace per te semuret nga diabeti zemra etj. Fillimisht zonja Topi u informua per situaten ne pergjithesi per gjendjen shendetesore dhe per kushtet e banoreve ne konvikte. Ndiej nje detyrim si grua si nene qe ti gjendemi sa me afer fatkeqesise se Shkodres e cila ne keto dite te veshtira ka nevoje per te gjithe ne qe se bashku te bejme gjera te mira. Megjithese ndihma materiale per keto familje eshte nje ndihme e domosdoshme ajo per te cilen keto familje kane nevoje aktualisht eshte ndihma psikologjike qe ne po u japim theksoi zonja e Pare duke shtuar se me ndihmen e stafeve mjekesore te te gjithe aktoreve te tjere dhe me nje solidaritet te te gjitheve mund tu lehtesohet sadopak dhimbja per ate qe kane kaluar. Topalli Rama njeri i pashpirt e antishqiptar

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka pare nga afer dje gjendjen ne Shkoder nje pjese e te ciles ndodhet nen uje. Sipas saj problem tani eshte ulja e temperaturave. Nga qyteti verior ajo sulmoi ashper kreun e PS-se Edi Rama. Vetem nje emer ne Shqiperi vetem nje njeri kerkon qe ta perdore kete situate per pushtetin e tij politik. Nga protesta ne qytetin turistik te Pogradecit kur Shkodra ishte zhytur ne rruget e tij e paimagjinueshme tek grushtet e deges se Partise Socialiste ketu ne Shkoder tek mashtrimet shpifjet e diteve te meparshme kjo eshte e padegjuar ne historine e kombit tone nga nje qe mendohet se eshte shqiptar. Ajo qe dua te them pa dashur te ndalem kjo eshte me shume sesa te jesh i pashpirt tha Topalli. PermbytjetBerisha deshtoi

Deputeti i PS-se Ilir Beqja akuzoi dje kryeministrin Berisha per permbytjet ne Shkoder dhe faktin qe maxhoranca refuzoi oferten e opozites per rishikimin e buxhetit. Sali Berisha deshtoi te bente minimumin per te parandaluar permbytjet por me shqetesues eshte fakti qe edhe sot duke refuzuar propozimin e PS per nderhyrjet ne mbrojtje te banoreve dhe tokave te Shkodres Nenshkodres dhe te gjithe Shqiperise nga permbytjet Saliu po deshmon se ai nuk eshte i interesuar te zgjidhe hallet e problemet e popullit tha Beqja. Sipas tij edhe kjo oferte eshte refuzuar sepse per Sali Berishen prerja e shiritave elektorale ne funksion te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme eshte me e rendesishme sesa zgjidhja e problemit te permbytjeve.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›