E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i Delijorgjit, Balla: Berisha ka marrë peng drejtësinë

“Sot u riprovua se ku ka rënë drejtësia shqiptare. Sot e riprovua kapja dhe presioni i Sali Berishës mbi sistemin e drejtësisë. Sot u riprovua lidhja e drejtpërdrejtë e Sali Berishës, djalit të tij me të akuzuarit e Gërdecit. Sot u riprovua se ku po e zhyt korrupsioni drejtësinë dhe Shqipërinë bashkë me të”, theksoi ai.

Sipas Ballës, është e pafalshme që Ministri i Drejtësisë sot të qëndrojë me gojë të mbyllur dhe të mos veprojë, duke e sorollatur çështjen në fjalë deri në këtë pikë të turpshme e të papranueshme për ndërgjegjen kombëtare, “sepse përgjegjësia e Gërdecit është tek kryeministri, tek djali i tij, tek ministrat e qeverisë së tij që kanë qenë në detyrë atëherë e janë ende në detyrë sot”.

                                                                                             2011-02-07 22:02
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›