E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Haradinajt 'pengon' aktivitetet e Nikolliqit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, nuk do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të rajonit, i cili pritet të mbahet në Budvë të Malit të Zi, më 4 dhjetor.

Si arsye të mungesës së Nikolliqit, mediat serbe citojnë vendimin e Trubunalit të Hagës për të liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe të dy bashkëluftëtarët e tij.

Po sipas këtyre mediave, në këtë samit është e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›