Reagon Rama: Rrugë pa standarte. Duhet Rilindje
Kreu i opozitës, Edi Rama reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit, Sali berisha gjatë inaugurimit të autostradës, Levan Vlorë. Duke iu referuar fjalëve të kryeministrit, i cili e cilësoi autostradën si nga më të bukurat në botë, Rama nuk e konsideron të tillë, dhe shton se megjithë ato miliona ndërtohen rrugë pa standarte europiane që degradojnë përditë!
Kjo opozitë kërcënon lirinë e investimeve! Jo, transparenca s’është kërcënim dhe rendi ligjor mbi investimet e koncesionet është detyrim!- shkruan Rama në mesazhin tjetër.
Kryeministri e akuzoi opozitën se po kërcënon investitorët e huaj dhe vendas se me të ardhur në pushtet do të anulojë gjithçka.
Rruga jonë e pandalshme! Jo, do ndalet me votën e popullit në zgjedhjet e ardhshme, sepse është rruga e rrënimit të mëtejshëm. Duhet Rilindje- përfundon kryesocialisti.