Lojërat Olimpike, Berisha sot në Londër
Kryeministri Sali Berisha eshte nisur sot në Londër, ku do të ndjekë ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2012, në të cilat Shqipëria përfaqësohet me një ekip, i cili do të garojë në 5 disiplina sportive.
Sipas Kryeministrise, në këtë vizitë Berisha shoqërohet edhe nga Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, zoti Aldo Bumcci.
Para fillimit të perfaqesimit te vendit tone, Berisha do të përshëndesë sportistët shqiptarë të ekipit olimpik, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër.
“Berisha dhe bashkëshortja do të marrin pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që do të ndjekin ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olipmike Londër 2012″- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.